E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rasti-tragjik-i-djalit-dhe-nenes-ne-pishine-pano-ndoshta-vdekja-ka-qene-nga-paniku-ose-fri1ka-video/Rasti tragjik i djalit dhe nënës në pishinë, Pano: Ndoshta vdekja ka...

https://klankosova.tv/rasti-tragjik-i-djalit-dhe-nenes-ne-pishine-pano-ndoshta-vdekja-ka-qene-nga-paniku-ose-fri1ka-video/Rasti tragjik i djalit dhe nënës në pishinë, Pano: Ndoshta vdekja ka qenë nga paniku ose frika (VIDEO)  – Klan Kosova

Aktivistja Linda Pano ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku Elzina Morina, 34 vjeçe, dhe djali i saj trevjeçar, Eloni, humbën jetën në një pishinë në Kosovë, më 12 qershor. Ngjarja ndodhi kur djali ra në ujë dhe e ëma u hodh për ta shpëtuar, por për fat të keq të dy gjetën vdekjen.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Pano ngriti dyshime rreth rrethanave të ngjarjes.

“Nuk ka fjalë për t’i ngushëlluar, por nuk e kuptoj dot se si është e mundur që të mbytesh në një pishinë me thellësi deri në 140 cm. E kuptoj që nuk ka ditur not, por sidoqoftë duhej të ishte e mundur t’i afrohej djalit. Ndoshta ka qenë paniku ose ndjenja e frikës që e ka penguar”,  tha Pano.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

The post Rasti tragjik i djalit dhe nënës në pishinë, Pano: Ndoshta vdekja ka qenë nga paniku ose frika (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT