Avokatja Adelina Hoxha ka komentuar rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së 5 zyrtarëve policorë në Lipjan.
E ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Hoxha theksoi se, sipas saj, veprimet e policisë nuk janë tërësisht të pajustifikueshme.
“Veprimet e policisë, pavarësisht se në pamje të parë mund të duken të pajustifikueshme për qytetarët, për mua si avokate janë të justifikueshme për kushtet që ata i kanë pasur”, tha Hoxha.
Ajo hodhi dyshime edhe mbi pretendimet për komplot në këtë rast, duke theksuar vështirësinë për të pasur çdo moment të monitoruar me kamera.
“Tregomëni, ku e ka gjetur një vend të paqenë, ku ka kamera dhe shihet çdo lëvizje? Në komplekset e mëdha ku rrëzohen sisteme ndodhin gjëra të tilla”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
The post Rasti në Lipjan, Hoxha: Veprimet e policisë për mua janë të justifikueshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.