E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti në Lipjan, Hoxha: Hetimet do vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë...

Rasti në Lipjan, Hoxha: Hetimet do vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka folur për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, duke u zotuar se institucionet do të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë.

Hoxha tha se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke u zhvilluar tërësisht brenda kufijve të autorizimeve ligjore, njofton Klankosova.tv.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e të riut që humbi jetën ditë më parë. Ju garantojmë ne si Polici se do të veprojmë brenda kufijve të autorizimeve ligjore dhe do të përfundojmë të gjitha hetimet e nevojshme për të zbardhur këtë rast”, tha Hoxha, duke theksuar se Policia e Kosovës nuk do të lejojë asnjë formë abuzimi me uniformën.

Ai vuri theksin edhe te imazhi dhe përgjegjësia që bartin zyrtarët policorë, duke u drejtuar veçanërisht policëve të rinj të diplomuar.

“Uniforma policore nuk është vetëm privilegj, por një përgjegjësi e madhe, është mision dhe krenari. Çdo veprim që do të ndërmerrni duhet të jetë në harmoni me ligjin. Qytetarët, në uniformën tuaj, shohin shpresën dhe sigurinë”,  tha Hoxha, duke shtuar se rruga që kanë zgjedhur do të jetë sfiduese, por gjithmonë me mbështetjen e kolegëve.

The post Rasti në Lipjan, Hoxha: Hetimet do vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT