Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti në Deçan: Burri e kishte rrahur dhe e kishte futur në...

Rasti në Deçan: Burri e kishte rrahur dhe e kishte futur në veturë 11-vjeçarin

Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një shkolle në fshatin Dranoc të Deçanit, ku dyshohet se një prind e ka sulmuar fizikisht një 11-vjeçar.

Rreth kësaj ngjarje sot ka raportuar edhe Klankosova.tv për të cilën në vazhdim sjell edhe detaje.

Deri tek ky rast dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje (fjalosje) që viktima dhe i biri i të dyshuarit kishin pasur më herët.

Siç mëson Klankosova.tv ditën kritike e kishte rrahur të miturin dhe e kishte futur më pas në veturë duke e çuar pastaj në oborrin e shkollës ku edhe kishin ndërhyrë stafi i shkollës.

Pas raportimit në polici, burri u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, derisa 11 vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe është deklaruar edhe në polici në praninë e punëtori social dhe prindërve.

Incident i rëndë në Deçan: 11-vjeçari sulmohet në shkollë, arrestohet i dyshuari

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT