Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dje përmes një konference për media njoftoi për tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Ky vendim i saj, erdhi si pasojë e caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.
Tema në fjalë, ka zgjuar interes mjaft të madh në opinonin publik në vend.
Kjo çështje u trajtua edhe nga panelistët e Kosova Today në Klan Kosova.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, u shpreh se gjyqtari Laban është dashur të arrestohej menjëherë.
“Nëse AKI ka dhënë informacione se Laban po punon për interesa serbe, do të duhej të reagonin menjëherë institucionet kompetente, të arrestohej ose ndonjë masë tjetër për arsye se Cenimi i rendit Kushtetues, në këtë rast është në pyetje Kosova, është vepër penale e ndëshkueshme, sa vrasja”, deklaroi ajo.
Ndiqni diskutimin në studio me pjesëmarrësit e tjerë:
The post Rasti Llaban, avokatja Gashi-Bytyqi: Cënimi i rendit kushtetues të Kosovës, e dënueshme sa vrasja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.