E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot seanca për policët e...

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot seanca për policët e dyshuar

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila njoftoi se sot do të mbahet seanca dëgjimore për pesë policët.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv.

The post Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot seanca për policët e dyshuar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT