Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur të enjten e kaluar në Gjilan, ka tronditur Kosovën.
Atje disa vajza të mitura e kanë rrahur brutalisht një bashkëmoshatare të tyre.
Viktima në videot e publikuara, i luste dhunueset që ta lëshonin, por ato vazhdonin ta rrahnin.
Sipas informacioneve, njëra nga të dyshuarat e cila është 14 vjeçare, ishte ndaluar për 24 orë.
Kjo temë e cila ka ngjallur reagim të madh në opinion publik, është diskutuar sot me avokatin Petrit Lladrovci.
Lladrovci deklaroi se ndaj të miturave në këto raste nuk parashihet burgim, por masa ndëshkuese.
“Realisht kodi për të mitur e parasheh burgimin nga mosha 16 vjeçare, por në praktikë edhe është e njohur edhe në kodin për të mitur paraburgimi ose ndalimi në rastin e tillë, sepse për të mitur është gjysma e afateve, nëse për të rritur 48 orë është mbajtja, për të mitur është 24 orë”, deklaroi ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Pamjet e rënda të keqtrajtimit të vajzës në Gjilan nga bashkëmoshataret (VIDEO)
The post Rasti i vajzës në Gjilan: Avokati Lladrovci tregon se a parashihet paraburgim për të miturit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.