E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti i Ujmanit, Uka: Po të isha familjare e 33-vjeçarit do ta...

Rasti i Ujmanit, Uka: Po të isha familjare e 33-vjeçarit do ta padisja qeverinë në detyrë (VIDEO)

Opinionistja Elena Uka ka folur ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje e ka trajtuar operacionin e kërkimit nga FSK-ja, për trupin e 33-vjeçarit që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Uka tha se nëse ajo do të ishte familjare e viktimës, do ta padiste Qeverinë në detyrë për fushatën që e quajti të papërshtatshme.

“Unë, po të isha familjare e atij të ndjerit, seriozisht do ta padisja Qeverinë në detyrë. Sepse këta kanë bërë fushatë, kanë bërë nxitje për një lokacion që nuk është i paraparë me kërcime në atë portë”,  tha Uka.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Rasti i Ujmanit, Uka: Po të isha familjare e 33-vjeçarit do ta padisja qeverinë në detyrë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT