Rasti i suspendimit, Ramadani: Abuzim politik i pushtetit ndaj katër policëve

https://klankosova.tv/ramadani-kercenimi-me-bombe-dhe-shperthimi-ne-iber-lepenc-te-zbardhen-me-shpejtesi-1/Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi - Klan Kosova

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar rastin e suspendimit të katër policëve të cilët sot janë kthyer në detyrat e tyre policore.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani thotë se policët nuk kanë bërë asnjë shkelje, transmeton Klankosova.tv.

“Ky ishte vetëm një abuzim politik i pushtetit ndaj 4 policëve.Sot ka kaluar afati tre ditësh i suspendimit kundërligjor. Dhe, sikur është ditur që nga çasti i parë, kthimi i tyre në detyrë ishte i patjetërsueshëm!”

“Mos bëni presion mbi Policinë e Kosovës! Larg duart nga profesionistët e Kosovës!”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Rikthehen në detyrë policët që u suspenduan pasi bënë shaka me Dimal Bashën

 

 

 

The post Rasti i suspendimit, Ramadani: Abuzim politik i pushtetit ndaj katër policëve appeared first on Klan Kosova.