Pas polemikave të fundit lidhur me orën luksoze dhe akuzat që Mozzik bëri ndaj Vetëvendosjes, ka reaguar edhe vëllai i tij, reperi Getinjo.
Ai ka përdorur rrjetet sociale për të mbështetur atë, duke folur për presionin dhe situatat e vështira që përjetojnë artistët.
Getinjo thekson se shumë persona mund të bëjnë lojëra apo shaka me të tjerët në internet, por vlerësimi i përpjekjeve dhe respekti ndaj artistëve nuk duhet të cenohet.
Foto: Instagram
Gjithashtu i rikujton publikut se ata që arrijnë sukses në muzikë me përpjekje dhe fakte reale nuk duhet të sulmohen apo frikësohen nga pushteti.
Në këtë reagim, Getinjo gjithashtu dërgon një mesazh të fortë për respekt ndaj shtetit dhe qytetarëve, ndërsa paralajmëron se ndikimet e padrejta dhe presionet personale nuk do të duhet të ndalin askënd në rrugën e suksesit.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Euforik dhe shumë të ngutshëm secili nëpër faqe dhe portale interneti. Por asnjëri nuk e di hallin e tjetrit dhe presionin e tjetrit. Krejt mundeni të bëni hajgare me secilin, por ne nuk bëjmë hajgare me veten as edhe një herë.
Marre një kabinet komplet dhe një ministri me u marr me një artist të muzikës një djalë të ri që krejt paratë i ka bërë me punë dhe me fakte bankare e letra origjinale.
Shteti është baza e çdo qytetari, ne e duam shtetin, por janë disa persona që pozita i bën me mendu që janë Zot haha eh që nuk janë bre valla.
Zoti ju ruajt të dashur njerëz, punoni dhe kurrë mos u ndalni edhe mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”. /Telegrafi/