E diel, 10 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca...

Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.

Çitaku theksoi se Haxhiu, edhe pse në pushtet prej kohësh, ka reaguar vetëm tani, kur Gjykata Kushtetuese vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, dhe jo më parë, transmeton Klankosova.tv.

“Me unanimitet, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë dy që ju i keni votuar, kanë konstatuar se kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën. Çdo përpjekje për të delegjitimuar Gjykatën Kushtetuese është thirrje për anarki. Ku ishit ju më parë? Kishit pushtet absolut. Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete”,  shkruan Çitaku në Facebook.

 

The post Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT