E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti i Ibër-Lepencit, Elezi: Prokuroria më efikase, arriti t’i fus në hetime...

Rasti i Ibër-Lepencit, Elezi: Prokuroria më efikase, arriti t’i fus në hetime FBI-në dhe inteligjencën italiane (VIDEO)

Prokuroria Speciale dje ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq, dhe ndaj një personi tjetër I.D, për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit,, më 29 nëntor 2024.

Në hetimet për kapjen e tyre, kishte ndihmuar edhe Buroja Federale e Hetimeve të ShBA-së e njohur si FBI.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”. thuhet në raportin e ekspertimit gjeologjik të FBI-së njofton Klankosova.tv.

“Më datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Potok si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Për këtë ka folur eksperti i sigurisë Bedri Elezi në Kosova Today në Klan Kosova.

Elezi tha se performanca e PSRK-së në rastin e Ibër Lepencit është më efikase për shkak se ka arritur që në hetime brenda t’i ketë edhe dy struktura ndërkombëtare të sigurisë, inteligjencën italiane dhe FBI-në.

“Kjo aktakuzë është më e fuqishme dhe më e përshtatshme për gjyqtarin që të ketë edhe mendime ndërkombëtare dhe të pavarura, për të ushtruar kërkmin e një dënimi më të merituar”, deklaroi Elezi.

Sipas Elezit, sqaroi edhe dallimet mes këtij rasti dhe atij të Banjskës për çka dha edhe sqarimet.

Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT