Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti i fajdes në Rahovec: Viktima mori afro 7000€ e veç kamatë...

Rasti i fajdes në Rahovec: Viktima mori afro 7000€ e veç kamatë u detyrua t’i pagujë 14 mijë euro

Një burrë u arrestua mesditen e djeshme në Rahovec.

Ai dyshohet se ka kryer vepren penale të fajdes.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari është prangosur në flagrancë duke pranuar pagesën e kamatës.

Klankosova.tv po ashtu mëson se viktima i kishte marrë rreth 7 mijë euro për nevoja shëndetësore dhe ishte detyruar që vetëm kamata t’i paguajë 14 mijë euro.

Gjatë aksionit, janë bastisur po ashtu edhe shtëpia dhe pronat përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur edhe prova që lidhen me rastin.

I njëjti pas intervistimit nga ana e prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestohet një person në Rahovec, dyshohet për fajde

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT