Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave nën dyshimin lidhur me rastin e një 11-vjecarje e cila dyshohet se është dhunuar sërish.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila sqaroi të arrestuar për këtë rast janë shtatë persona, tre prej të cilëve dyshohen për veprën penale âDhunimâ, dy të tjerë për âtrafikim me njerëzâ dhe dy për âshërbimet seksuale të viktimës së trafikimitâ.
Shala tregoi se sot është mbajtur seancë dëgjimore lidhur me këtë rast.
Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftoj për rastin â11 Vjeçaresâ se Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar, ndërsa sot me datë 28.02.2025 është mbajtur seancë dëgjimore prej orës 9:30 minuta kundër katër (4) personave të dyshuar për veprat penaleâ, tha ajo.
Ajo shtoi se seanca e sotme është mbajtur ndaj katër personave që dy prej tyre dyshohen për âtrafikim me njerëzâ dhe dy të tjerë për âshërbime seksuale të viktimës së trafikimitâ.
Shala për âBetimi për Drejtësiâ, tha se nuk mund të japë më shumë informata për këtë rast pasi që viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet procesi.
Ndryshe, vajza nga Prishtina aktualisht është 13-vjeçare por njihet si â11-vjeçarjaâ pasi edhe më herët ishte pjesë e dhunimit ku ka pasur edhe të dënuar për këtë rast./BetimipërDrejtësi
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>