Më 27 shkurt Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.A, P.Sh, L.A dhe G.H, të dyshuar për rastin e dhunimit të së miturës.
Ata gjenden nën masën e paraburgimit.
Në këtë rast, e mitura me këtë rast ishte viktimë e dhunimit edhe në tri raste të tjera, dhe njihet si âRasti i 11-vjeçaresâ.
Për këtë rast, janë ngritur dy aktakuza me 13 të akuzuar. Kurse, për rastin e tretë të dhunimit të viktimës dyshohen tre persona të tjerë, të cilët po ashtu gjenden nën masën e paraburgimit.
Sipas kërkesës, nga organi i akuzës thuhet se V.A., më 1 shkurt 2025 në një motel në fshatin Shkabaj, Komuna e Obiliqit, me qëllim që të shfyrëzojë seksualisht të miturën (tani 14-vjeçe), derisa ka qenë duke punuar si pastrues në motel dhe duke qenë në dijeni se është e vetme në një dhomë dhe nuk kishte mundësi të gjente strehim tjetër pasi që ishin orët e vona të natës, fillimisht i dërgon pije në dhomë viktimës dhe pastaj i organizon takim me dy persona tjerë ende të paidentifikuar përmes marrjes së përfitimeve, të cilët pasi paraqiten në motel kryejnë marëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv
Me këtë, V.A., dyshohet se ka kryer veprën penale âTrafikimi me njerëzâ nga neni 165, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Tutje thuhet se i pandehuri, i dytë P.Sh., më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë ka kryer marëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të recepsionistit me të kuptuar se viktima është e vetme, shfytëzon gjendjen e saj duke e ditur se e njëjta nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.
Prandaj me këtë, P.Sh dyshohet të ketë kryer veprën penale âDhunimiâ nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4 nënparagrafi 4.7 të Kodit Penal.
Kurse, i pandehuri i tretë L.A., thuhet se me datë të njëjtë dhe në të njëjtin motel, ka kryer marëdhënie sekusuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastuesit të motelit, me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjeter meqenëse ishte vonë, hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.
Me këtë, L.A., dyshohet se ka kryer veprën penale âDhunimiâ nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.
Dhe i pandehuri i katërt G.H., thuhet se më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë, ka kryer marëdhënie sekusuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastuesit me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë, hynë në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual me të, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.
Me këtë, G.H., dyshohet se ka kryer veprën penale âDhunimâ nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.
Ndryshe, për rastin e dhunimit të viktimës së njëjtë e njohur si âRasti i 11-vjeçaresâ po akuzohen edhe 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur ne rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të vitit 2022.
Por, Gjykata e Apelit e ishte kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares.
Në rigjykim, E.R., është dënuar me 14 vite dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vite burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Për Sh.K është veçuar procedura.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.
âSipas aktakuzës, i pandehuri E.R., për veprat penale âShërbimet seksuale të viktimës së trafikimitâ, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe âTrafikimi me njerëzâ, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale âShërbimet seksuale të viktimës së trafikimitâ, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-sëâ, thuhej në njoftim.
Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale âDhunimiâ, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, âTrafikimi me njerëzâ, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe âKeqpërdorimi i fëmijëve në pornografiâ, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.
âNdërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale âDhunimiâ, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale âKeqpërdorimi i fëmijëve në pornografiâ, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-sëâ, thuhej tutje.
Gjykata Themelore në Prishtinë â Departamenti për Mitur më 23 prill 2024 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj akuzuarve B.R, D.Rr, B.S, M.S, F.S., dhe M.R, duke i dënuar me 62 vjet burgim (së bashku) për përfshirje në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës. Kurse, G.S dhe E.S., u liruan nga akuza.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>