E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti "Banjska": Zyrtari policor Elez Peci dëshmon në Gjykatë

Rasti “Banjska”: Zyrtari policor Elez Peci dëshmon në Gjykatë

Sot, në gjykatë po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor, Elezi Peci, në lidhje me sulmin serb që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët janë pjesë e grupit të dyshuar për përfshirje në këtë sulm të armatosur.

Një ditë më parë, zyrtari tjetër policor, Mirsad Kryeziu, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e natës së 24 shtatorit të vitit 2023. Kryeziu ka përshkruar momentet dramatike kur filluan shtënat nga ana e serbëve kundër Policisë së Kosovës, si dhe ka rrëfyer me emocion për vrasjen e kolegut të tij, Afrim Bunjaku, gjatë këtij sulmi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT