E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRasti “Banjska”: Prokurori kërkon mbylljen e seancës, shkak ndjeshmëria e deklaratave të...

Rasti “Banjska”: Prokurori kërkon mbylljen e seancës, shkak ndjeshmëria e deklaratave të dëshmitarit

Gjykimi kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, ka vazhduar sot.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, seanca gjyqësore ka nisur, mirëpo prokurori ka kërkuar që ajo të vazhdojë e mbyllur.

Arsye për këtë, sipas prokurorit, janë deklaratat e ndjeshme nga dëshmitari Veljo Iliq.

Të akuzuarit që janë duke u gjykuar janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Kujtojmë se disa zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar për natën tragjike. /Klankosova.tv

The post Rasti “Banjska”: Prokurori kërkon mbylljen e seancës, shkak ndjeshmëria e deklaratave të dëshmitarit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT