Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka pasur kritika për kryetarin aktual Alban Hysenin, duke thënë se ai ka dështuar në qeverisjen katërvjeçare të komunës.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rashiti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur një numër të madh votash në këtë komunë.
“Ne sot bazën fillestare e kemi 8 mijë e 800 vota dhe jam i bindur se do të ketë rritje. Në zgjedhjet nacionale u pa qartë se Vetëvendosja apo kryeministri kanë humbur 9 mijë vota në Gjilan. Mendoj se në zgjedhjet lokale, po aq vota do ta dënojnë kryetarin aktual sepse ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes”, u shpreh Rashiti.
Ai shtoi se kjo, sipas tij, do të ndikojë që votuesit t’i rikthehen Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës së tij për kryetar./Klankosova.tv
The post Rashiti i PDK-së: Kurti i ka humbë 9 mijë vota në Gjilan, Hyseni ka dështu në çdo aspekt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.