Rashica, yll në fitoren e Beshiktashit ndaj Bilbaos

Rashica, yll në fitoren e Beshiktashit ndaj Bilbaos

Milot Rashica i ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Europa League.

Kosovari fillimisht kaloi vendësit në epërsi në minutën e 17-të falë asistimit të Rafa Silvës.

Baskët barazuan përmes Unai Gomezit në minutën e 45-të të takimit.

Kënga e njëjtë për dardanin vazhdoi edhe në pjesën e dytë, pasi Rashica shënoi për 2:1 në minutën e 60-të, sërish i asistuar nga Rafa Silva.

Ky i fundit e shënoi të tretin në minutën e 77-të, teksa një gol nga penaltia nga Joao Mario, 92′, e vulosi fitoren e klubit turk që tani zë vendin e 18-të me nëntë pikë, teksa Bilbao bie në të dytin me 16 sosh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>