Rashica shkëlqen te Beshkitashi, me golin e shënuar ishte ndër më të mirët në fushë

Milot Rashica shënon gol të bukur kundër Athetic Bilbaos (VIDEO)

Beshiktashi ka fituar në udhëtim ndaj Eyupsporit me rezultat 1-3.

Protagonist në ndeshje ishte edhe mesfushori kosovar, Milot Rashica, i cili shënoi në fund të pjesës së parë.

Takimin më mirë e nisën vendasit, ku shënuan qysh në minutën e parë të takimit me Bingolin, ndërsa rezultati u barazua me Rafa Silvan në minutën e 18-të të ndeshjes.

E, në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, Rashica shënoi për epërsinë e parë në ndeshje ndaj Beshiktashit, njofton Klankosova.tv.

Mysafirët shënuan edhe një herë në minutën e 60-të ku shënoi Kilicsoy, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ballafaqimit.

Rashica ishte një nga më të mirët në fushë për Beshkitashin, i cili e kishte notën 7.8, ku më të madhe se ai e pati veç Rafa Silva, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Beshiktashi rendiet në vendin e katërt me 41 pikë, një më shumë se Eyupspori që gjendet në vendin e pestë, ndërsa pesë më pak se Samunspori që aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të.

 

The post Rashica shkëlqen te Beshkitashi, me golin e shënuar ishte ndër më të mirët në fushë appeared first on Klan Kosova.