FC Vushtrria ka njoftuar se gjatë përgatitjeve parasezonale në Turqi, ka vizituar ish-bashkëlojtarin e tyre, yllin kosovar, Milot Rashicën, gjatë ndeshjes së tij mes Antalyasporit dhe Besiktasit.
Klubi vushtrrias tha se ishte një moment krenarie për ta që ta shohin Rashicën duke përfaqësuar denjësisht talentin shqiptar në futbollin ndërkombëtar.
“Ai mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së FC Vushtrrisë dhe një inspirim për brezat e rinj të futbollistëve. Faleminderit Milot, për mikpritjen dhe për përfaqësimin e shkëlqyer të qytetit dhe klubit tonë në arenën ndërkombëtare”.
Rashica u falënderua nga klubi ku i mori hapat e parë si futbollist, teksa ndeshja mes Antalyasporti dhe Besiktasit u krye me rezultat 1:1, ku Rashica luajti për 68 minuta.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>