Marcus Rashford po i mban të hapura të gjitha opsionet në lidhje me të ardhmen e tij, duke përfshirë mundësinë për të mbetur në Manchester United.
Kjo përkundër një huazimi të fortë në Aston Villa, ku 27-vjeçari ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij në janar.
Deri më tani, ai ka kontribuar me 4 gola dhe 6asistime në të gjitha garat për skuadrën e Unai Emery.
Ndërsa Aston Villa raportohet se është e interesuar për një marrëveshje të përhershme, Rashford nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në United, duke e lënë derën e hapur për diskutime këtë verë.