Raportohet se një i moshuar ka vdekur në një aksident trafiku në Begrac të Kaçanikut

EKSKLUZIVE: Kurkush nga BE s’i shkon Kurtit më në ndërtesën e Qeverisë

Një 77-vjeçar raportohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave pasditen e së martës në fshatin Begrac të Kaçanikut.

Indeksonline ka raportuar se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, viktima fillimisht ka marrë ndihëm e parë mjekësore në Qendrën Emergjentë të Ferizajt, pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Rreth orës 22:00, jemi njoftuar se personi i dërguar në QKUK, rreth moshës 77 vjeçare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra”, tha për IndeksOnline Veseli.

Siç raportohet, ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë lënduar edhe tre persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues”, tha Veseli.

Klankosova ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia dhe nga QKUK-ja, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

The post Raportohet se një i moshuar ka vdekur në një aksident trafiku në Begrac të Kaçanikut appeared first on Klan Kosova.