E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRaportohet se një grua shqiptare humbi jetën në rrethana tragjike në Gjermani

Raportohet se një grua shqiptare humbi jetën në rrethana tragjike në Gjermani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku po raportohet se një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri më 5 qershor në qytetin Wadern, që ndodhet në shtetin Saarland.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë një pylli, afër autostradës që lidh Hermeskeil dhe Nonnweiler, shkruan mediumi gjerman Bild.

Hetimet e autoriteteve gjermane sugjerojnë se vrasja mund të jetë kryer nga një shtetas gjerman, 34 vjeç, i cili pas ngjarjes ka qenë në arrati. Ai u arrestua nga Policia e Saarland-it mbrëmjen e së njëjtës ditë në lagjen Wadrill të Wadern.

Trupi i viktimës u gjet në mëngjesin e 5 qershorit, rreth orës 05:30. Deri tani, nuk janë publikuar informacione të detajuara lidhur me natyrën e plagëve apo shkakun e vdekjes.

Policia ka konfirmuar se viktima dhe i dyshuari ishin njohur me njëri-tjetrin. Gjatë arrestimit, autoritetet kanë gjetur armën e krimit te i dyshuari, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet të zbardhen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT