E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRaportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në...

Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani

Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova raportohet se ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda që mori në një aksident të rëndë trafiku në Reutlingen, Gjermani.

Siç ka bërë të ditur policia e Reutlingenit mëngjesin e së hënës, vajza u aksidentua të enjten, më 10 korrik, në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen. Automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë.

Ndërkaq, e reja që mediat në Kosovë po raportojnë se është nga Kosova, vdiq të shtunën mbrëma.

Siç raportojnë mediat gjermane, pas aksidentit, rruga B28 u mbyll plotësisht në drejtim të Reutlingenit.

Në vendngjarje ishte thirrur edhe helikopteri i shpëtimit, transmeton “albinfo”.

Sipas policisë, makina doli nga rruga pa u përplasur me ndonjë automjet tjetër. Hetimet e njësisë së qarkullimit rrugor vazhdojnë.

The post Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT