Raportohet se Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj kanë shkuar për takime në Ambasadën e ShBA-së

Raportohet se Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj kanë shkuar për takime në Ambasadën e ShBA-së

Duket se vendimi i ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka bërë bashkë liderët e tri partive ish-opozitare për takim në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Siç raporton “Ekonomiaonline”, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së kanë pasur takim me përfaqësues amerikanë rreth orës 15:00.

Ky takim po mbahet pak kohë pasi ShBA-ja njoftoi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, siç u tha në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Për këtë vendim pati reagime nga ish-partitë opozitare, PDK, LDK e AAK. /Klankosova.tv

The post Raportohet se Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj kanë shkuar për takime në Ambasadën e ShBA-së appeared first on Klan Kosova.