E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeRaportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qindSinjali

Raportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qindSinjali

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të Kosovës (ZRRE) miratoi kërkesat e tri operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale në mbledhjen e së premtes, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, anëtarët e ZRRE-së nuk shpallën saktësisht përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se rritja mund të jetë deri në 16 për qind. ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë ka ngjallur protesta dhe kundërshtime, ku është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës.

Në muajin mars, rregullatori i energjisë propozoi një shtrenjtim prej rreth 15 për qind të çmimit të energjisë elektrike, duke argumentuar se ky hap ishte i domosdoshëm për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kërkesa e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë u kundërshtua nga Presidenca dhe qytetarët që protestuan një javë më parë. Qeveria në detyrë i bëri thirrje ZRRE-së që të mos rrisë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në muaj.

Aktualisht, çmimi i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë vlerë llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nëse Bordi i ZRRE-së miraton tarifat e reja, ato do të hyjnë në fuqi më 1 maj. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave të energjisë çdo vit dhe ato shpallen çdo 1 prill, duke vlejtur deri më 31 mars të vitit pasues.

Tri kompanitë e sektorit të energjisë, KOSTT, KEDS dhe KESCO, kishin kërkuar rritjen e tarifave për shkak të importit të energjisë elektrike, pasi Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësim se rritja e çmimit të energjisë do të rrisë kostot operative, duke i detyruar ato të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT