Raportohet se para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.
The post Raportohet për të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran appeared first on Klan Kosova.