Raportohet për lëndimin e një fëmije në një çerdhe në Lipjan, intervistohet edukatorja

Raportohet për lëndimin e një fëmije në një çerdhe në Lipjan, intervistohet edukatorja

Është raportuar për lëndimin e një fëmijë në një çerdhe në Lipjan, me ç’rast është intervistuar një edukatore e atij kopshti.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se dje në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor.

Ajo gjithashtu njoftoi se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar”.

“Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në konfirmim.

The post Raportohet për lëndimin e një fëmije në një çerdhe në Lipjan, intervistohet edukatorja appeared first on Klan Kosova.