E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/raportimi-i-klankosova-tv-per-lirimin-e-trafikantit-te-droges-agim-rexhepi-se-shijon-gjate-lirine-arrestohet-serish12/Raportimi i Klankosova.tv për lirimin e trafikantit të drogës, Agim Rexhepi s’e...

https://klankosova.tv/raportimi-i-klankosova-tv-per-lirimin-e-trafikantit-te-droges-agim-rexhepi-se-shijon-gjate-lirine-arrestohet-serish12/Raportimi i Klankosova.tv për lirimin e trafikantit të drogës, Agim Rexhepi s’e shijon gjatë lirinë – arrestohet sërish – Klan Kosova

Është arrestuar sërish i dyshuari për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, Agim Rexhepi, i cili përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit.

Arrestimi i Rexhepit erdhi vetëm disa orë pasi i njëjti u lirua pasi ofroi një shumë të madhe dorëzani, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se Rexhepi është kapur diku në rrugë nga Policia dhe kësaj radhe dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të komunikimeve përmes platformës “SKY ECC”, e njohur për organizimin e aktiviteteve kriminale.

Një gjë e tillë është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se Rexhepi u arrestua pas hetimeve në kuadër të rastit “Qielli i Thyer”.

“Personi është arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale. Është arrestuar në kuadër të hetimeve në kuadër të rastit ‘Qielli i Thyer’”, tha Luta për Klankosova.tv.

Kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore, i cili nxori vendimin për lirimin e Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ushtruar ankesë dje në Gjykatën e Apelit.

Vërejtje:
Personi i
 përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi

 

The post Raportimi i Klankosova.tv për lirimin e trafikantit të drogës, Agim Rexhepi s’e shijon gjatë lirinë – arrestohet sërish appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT