E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Raporti s’do bie në duart e njerëzve naivë”, thotë Halimi për analizat...

“Raporti s’do bie në duart e njerëzve naivë”, thotë Halimi për analizat toksikologjike të Agon Zejnullahut

Instituti për Mjekësinë Ligjore ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë në këtë institucion është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësirën e laboratorëve. Lidhur me këtë problematikë, analizat toksikologjike të 27-vjeçari Agon Zejnullahu që vdiq të hënën në Lipjan, është dërguar në Maqedoni të Veriut.

Për këtë, në “Ora Shtatë” ka folur kriminologu, Armend Halimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se ky raport nuk do të bie në duart e njerëzve naivë, duke shtuar se është keq që Kosova është në mungesë të një ekspertize të tillë.

“Pse kemi probleme teknike, s’do të thotë që mungojnë ekspertë të lamisë të cilët kanë punuar për sa vite. Natyrisht që ai raport nuk do të bie në duart e njerëzve naivë, por do të vlerësohet krejt ajo çka thuhet dhe duke u bazuar. Pra mund të refuzohet. Nëse nuk ka një bazë, sepse fillimisht shikimi i viktimës është bërë këtu, natyrisht që nuk është refuzuar e gjithë autopsia, mirëpo pjesa e cila flet për aspektin e helmimeve të mundshme, apo prezencës të diçkaje në gjak, janë çështje krejt profesionale mjekësore”, tha Halimi.

“Mirë nuk është kjo, një shtet siç pretendojmë të jemi, të kërkojmë ndihma të tilla nga shtetet e tjera”, tha ai.

The post “Raporti s’do bie në duart e njerëzve naivë”, thotë Halimi për analizat toksikologjike të Agon Zejnullahut appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT