Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Haradinaj ka votuar në vendlindjen e tij, në Gllogjan, ku këtë herë ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Të dy bashkë hodhën votën në qendrën e votimit në këtë lokalitet.
“E kreva obligimin tim qytetar, së bashku me nanën, Suzanën, Antigonën, një pjesë të familjes në Gllogjan, Anita e Gjini në Prishtinë. Kuvendet komunale, kryetarët, kanë shumë rëndësi. Vendosni, votoni. Për shkakun nuk po foli mo, qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje, më ka votu baba, familja. Pata përjetim të mirë”, tha Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!