Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e aktivistit të çështjes kombëtare, Mentor Kaçi i cili vdiq të mërkurën.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kaçi i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike
“Paska ndërruar jetë aktivisti i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, ai i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike dhe organizimit të rezistencës kundër regjimit jugosllav”.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Kaçi, miqve dhe bashkëveprimtarëve.Mentori, u prehtë në paqe!”, ka thënë kreu i AAK-së, transmeton Klankosova.tv


