E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ramush-haradinaj-kujton-deshmorin-mentor-dervishaj/Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj - Klan Kosova

https://klankosova.tv/ramush-haradinaj-kujton-deshmorin-mentor-dervishaj/Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj – Klan Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e tij të rënies.

Ai thotë se Dervishaj ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. “Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”.

“Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen.

Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin.

Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

The post Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT