Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Perparim Ramusa, ka prezantuar planprogramin e tij qeverisës në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se programi i tij përfshin pesë fusha strategjike me gjithsej 75 projekte, të planifikuara në vlerë prej 39 milionë euro investime kapitale për katër vitet e ardhshme.
“Programi ynë është i ndarë në pesë shtylla kryesore, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura, arsimi gjithëpërfshirës, shëndetësia dhe mirëqenia sociale, rinia, kultura dhe sporti, si dhe qeverisja e hapur dhe transparente. Në mesin e projekteve përfshihen funksionalizimi i zonës ekonomike në Gllavicë, ujë i pijshëm cilësor, rrjet funksional kanalizimi, subvencione për gratë dhe bizneset lokale, modernizimi i QKMF-së, shërbime 24-orëshe për qytetarët, kujdes për pensionistët dhe ndërtimi i qendrës për kujdesin e tyre”, tha Ramusa.
Ai shtoi se prioritet do të jenë edhe digjitalizimi i shkollave, bursa për studentët e dalluar, transporti falas për nxënësit nga zonat rurale, kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta dhe një administratë transparente me “zero tolerancë për korrupsionin”. /Klankosova.tv
The post Ramusa: Zero tolerancë për korrupsionin në Shtime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.