E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ramosaj-te-varri-i-hilmi-haradinajt-me-nder-e-me-lavdi-do-te-perkujtohet-emri-yt/Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do...

https://klankosova.tv/ramosaj-te-varri-i-hilmi-haradinajt-me-nder-e-me-lavdi-do-te-perkujtohet-emri-yt/Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt – Klan Kosova

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, nga ku tha se nderuan njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar.

Për Hilmi Haradinajn ai u shpreh se me lavdi do të përkujtohet emri i tij, përcjell Klankosovat.tv.

“Në vendin e lavdisë dhe krenarisë, nderuam njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar, babain e Heronjve dhe Gjeneralëve, Bacë Hilmi Haradinaj”.

“Me nder e me lavdi jetove dhe me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt, për breza e breza që do të vijnë në këtë truall. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ty! Lavdi jetës dhe veprës tënde”, ka shkruar Ramosaj.

The post Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT