Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kishte rezultat dyfish më të lartë nëse do të garonte e vetme në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu ka deklaruar Bashkim Ramosaj në Rubikon të Klan Kosovës, duke thënë se votuesit u janë hakmarrë duke mos dalur për të votuar.
Ai më tej theksoi se aleanca është më e fortë kur është e vetme në garë.
“Kur flasim për zgjedhjet nacionale, ne kemi bërë gabime edhe në përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë edhe koalicionet që i kemi bërë kanë qenë gabim. Koalicioni gabim jo me Nismën, me krejt tjetër për shkak se Aleanca është më e fortë kur është krejt vetëm. Për shkak se njerëzit jo rrallë herë e mbajnë mend atë që ta ka thënë dikush, atë që ta ka bërë dikush dhe njerëzit frustrohen ndoshta shpinën nuk ta kthen por të dënon, e s`del me votu hiç se idhnohet edhe ai. Unë besoj që kjo ka ndodhë dhe uroj që Aleanca mos me pas koalicione të tilla më, për shkak se është më mirë me garu krejt vetëm dhe me pa kush jemi na. Unë besoj se rezultati do të ishte dyfish më i lartë sesa që ka qenë. E kam bindje timen dhe këtë mundem me argumentuar në çfarëdo rrethane e para çdo kujt, se ky brumë është i aleancës, këta njerëz janë të aleancës”, tha Ramosaj. /Klankosova.tv
The post Ramosaj: Rezultati i Aleancës do ishte dyfish më i madh po të mos hynte në koalicione appeared first on Klan Kosova.