Tuesday, March 10, 2026
spot_img
HomeLajmeRamosaj: Deklarata e Rashiqit për 24 hektarët e Manastirit është e turpshme...

Ramosaj: Deklarata e Rashiqit për 24 hektarët e Manastirit është e turpshme (VIDEO)

Deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, lidhur me çështjen e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit, u trajtuan sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.

Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, tha se kjo është një gjë e shëmtuar.

Ai deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i obliguar që të dal dhe ta sqarojë këtë situatë.

“Në fakt është një lloj trafikimi, për shkak se asnjë nga palët që kemi qenë në këtë proces nuk jemi informuar dhe kontrabandimi ka ndodhur diku kah mesi i natës kur ne vetëm jemi informuar përmes mediave ku u bartën 24 hektarë në pronësi të Manastirit të Deçanit e që është bërë aq për ngut sa që kemi pasur aq konteste sepse është falur diçka më shumë se që ka kërkuar Manastiri. Ndërkohë është rregulluar ky vendim në Zyren Kadastrale në Prishtinë, mirë që është bërë diçka e pamatur”, deklaroi Ramosaj për Klan Kosova.

Deklarimi i Rashiqit bëri bujë në opinion për shkak se ky kishte deklaruar se 24 hektarët për Manastirit të Deçanit, shefi i Qeverisë së Kosovës ia kishte dhënë për “hatër të tij”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT