Në emisionin Pressing të Leonard Kerqukit në T7, janë prezantuar rezultatet e sondazhit për zgjedhjet komunale, përfshirë edhe komunën e Drenasit.
Sipas të dhënave preliminare të publikuara, Ramiz Lladrovci kryeson me 48.6% të mbështetjes, ndërsa rivali i tij, Petrit Hajdari, ndodhet menjëherë pas me 45.3%.
Rezultatet tregojnë një garë të ngushtë në këtë komunë, me mundësi reale që Drenasi të shkojë drejt një balotazhi, nëse asnjëri nga kandidatët nuk arrin shumicën absolute pas numërimit zyrtar të votave.
Ky sondazh është një ndër matjet e para publike pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /Telegrafi/