Një përballje interesante pritet në kategorinë e peshave të mesme të lehta, ku Ramiz Brahimaj do të ndeshet me Austin Vanderford.
Brahimaj, i cili aktualisht mban vendin e 43-të në renditjen botërore, në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore dhe tri humbje, por ka treguar përmirësim në vitin 2025 duke marrë dy fitore të njëpasnjëshme.
I njohur për stilin e tij agresiv dhe përpjekjet e hershme për të përfunduar meçin, Brahimaj përfaqëson një kërcënim të madh për çdo kundërshtar që lejon luftën të zhvendoset në tapet. Pavarësisht se vjen si “jo favorit” në këtë përballje, ai ka shansin të surprizojë nëse arrin të kontrollojë luftën nga toka.
Në anën tjetër, Austin Vanderford ka një bilanc prej 13 fitoreve dhe vetëm dy humbjeve, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka arritur tri fitore.
Të dy luftëtarët regjistruan peshën e saktë prej 77.3 kilogramë në matjet zyrtare, duke e bërë duelin të gatshëm për zhvillim.
Meçi mes Ramiz Brahimajt dhe Austin Vanderford është një nga ndeshjet më të diskutuara në kuadër të UFC 320.
Pritshmëritë janë të larta, veçanërisht nga publiku shqiptar që ndjek karrierën e Ramizit, duke e parë atë si një nga përfaqësuesit më të denjë të vendit në sportet luftarake./Telegrafi/