E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRame Lahaj vjen me “Ensemble Evening”

Rame Lahaj vjen me “Ensemble Evening”

Koordinatori artistik i festivalit, Besmir Vokopola, ka treguar për risitë që do të jenë sonte në Festivalin e Operës “Rame Lahaj”.

“Kjo është një mbrëmje vërtet shumë e veçantë për ne, e titulluar Ensemble Evening, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës ‘Rame Lahaj’,” ka thënë Vokopola për Klan Kosovën.

“Këtë vit kemi nderin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm të mikpresim njërën prej yjeve të operës më të njohura në botë, e cila ka performuar në teatrot më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mezzosopranon Anita Rachvelishvili, e cila, së bashku me maestro Nikoloz Rachveli dhe ansamblin e festivalit ‘Rame Lahaj’, do të sjellë një program shumë të larmishëm. Anita do të interpretojë disa nga ariet me të cilat ka performuar në skenat më prestigjioze të botës, nga operat më të njohura si Carmen apo Samson et Dalila, dhe më pas do të bëjë një gërshetim me këngë të prejardhjes së saj gjeorgjiane, me këngë italiane dhe me ritme nostalgjike të tangos argjentinase.”

The post Rame Lahaj vjen me “Ensemble Evening” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT