Prifti, Dom Agim Qerkini, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për Kreshmën, dhe se si kremtohet ajo.
Në Klan Kosova, ai tha se Kreshma zgjat 40 ditë, e cila sipas tij, i përgatit besimtarët për kremtën më të madhe të tyre, Pashkët, transmeton Klankosova.tv.
“Kreshmat janë një periudhë kohore gjatë viti liturgjik prej 40 ditësh, të cilat na përgatisin për kremtën më të madhe të besimit tonë, që janë Pashkët, kur kremtojmë ringjalljen e Krishtit. Prandaj është periudhë e njohur dhe e fortë liturgjike”, tha Dom Qerkini.
Ai tha se kjo periudhë i mundëson të gjithë besimtarët e krishterë të përtërihen shpirtërisht.
Mirëpo, këtë vit Kreshma dhe Ramazani filluan në një ditë distancë, dhe për këtë, Dom Qerkini tha se është kohë e shenjtë.
“Çdo 30 vjet pak a shumë, ndodh që të njëjtën kohën të bien këto periudha agjërimi”, tha ai në Klan Kosova.


