E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ramadani-per-rastin-ne-lipjan-policet-e-dyshuar-urgjentisht-te-arrestohen-jo-vec-te-suspendohen/Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo...

https://klankosova.tv/ramadani-per-rastin-ne-lipjan-policet-e-dyshuar-urgjentisht-te-arrestohen-jo-vec-te-suspendohen/Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen – Klan Kosova

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar arrestimin urgjent të policëve të dyshuar në rastin në Lipjan, duke e quajtur të patolerueshme vetëm suspendimin e tyre.

Ai e cilëson rastin si pasojë të logjikës së shtetit policor dhe kërkon drejtësi të plotë për vdekjen e të riut nën duart e policisë, transmeton klankosova.tv.

”Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen!
Çka është kjo masë administrative e suspendimit që është rekomanduar nga IPK?
Kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?!
Logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme!
E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë.
Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve!
Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese!
Kosova edhe më tutje vuan nga rasti i pazbardhur përfundimisht i të riut Dehari rreth 10 vjet më parë. Atëherë e për vite me radhë ka pasur protesta! Edhe pa pamje direkte, ky rast ishte cilësuar në publik si dhunë/vrasje e shtetit ndaj qytetarit. Drejtësia ka mbetur ende në proces!
Po tash?
Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!!
Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës.
Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!”.

The post Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT