E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeRamadani i reagon Hajdarit: Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit

Ramadani i reagon Hajdarit: Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit

Ish-kryenspektori  i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit.

Kësisoj ai me anë të një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e ministres në detyrë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari  pas paraqitjes sot për herë të dytë  në Prokurorinë Speciale të Kosovës  nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës në rastin e rezervave shtetërore.

“… siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022…… Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, paska thënë sot Rozeta Hajdari.“Dy shtrembërime elementare, që në vazhdimësi dëshmojnë tentim krijim të Lajmeve të Rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore nga ana e Qeverisë, përmes Rozeta Hajdarit”.

Ai tha se klasifikimi i informacioneve ndalohet  në rastet konkrete dhe rasti i kontraktimit të bërë nga MINT/Qeveria është tipik i ndaluar.

Sipas Ramadanit, Qeveria përmes Rozeta Hajdarit thotë se kontraktimin në shkurt dhe mars 2022 e ka klasifikuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

“ Por, ky Ligj që i referohet ajo është miratuar më 9 shkurt 2023, pra 1 vit më vonë!  Çfarë tentim fshehje të shkeljeve ligjore!Çfarë FAKE NEËS tentohet të shpërndahet në ato referenca gjoja ligjore!”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

“Rezervat shtetërore”, Hajdari hesht në Speciale, shpërthen jashtë ndaj prokurorit

The post Ramadani i reagon Hajdarit: Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT