E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeRamadan Nishori u përball me të riun që shkeli flamurin e Kosovës:...

Ramadan Nishori u përball me të riun që shkeli flamurin e Kosovës: Policia e pa, nuk reagoi (VIDEO)

Një incident ka ndodur sot në qendër të Prishtinës, saktësisht afër Kuvendit të Kosovës.

Aty, një i ri nga Tirana e ka shkelur me këmbë flamurin e Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarit Ramadan Nishori, i cili ia ka marrë atij flamurin dhe nuk e ka lënë ta shkelë tutje.

Ai në Kosova Today ka folur ekskluzivisht rreth kësaj përballje.

Nishori u emocionua për sakrificat me të cilat u ballafaqua gjatë jetës së tij.

Ai edhe qau në momentin kur i kujtoi ato.

Por, pati vërejtje edhe për mosreagimin e policisë.

“Policia afër hyrjes së Kuvendit. E shohin dhe nuk reagojnë. Jo, absolut nuk kanë reaguar”, tha ai në Klan Kosova.

The post Ramadan Nishori u përball me të riun që shkeli flamurin e Kosovës: Policia e pa, nuk reagoi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT