Ramadan Morinës, sot iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ai dyshohet për krime të luftës në Kosovë, duke marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Burim të Malishevës.
Në arsyetimin për paraburgim, gjykata thotë se Morina po të lihej i lirë, do të mund të arratisej, pasi i njëjti e ka shtetësinë dhe vendbanimin e përhershëm në Serbi.
“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.M. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se ai ka shtetësinë e Serbisë, ka vendbanimin e përhershëm në Serbi, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale, gjithashtu Gjykata konstaton se nëse i pandehuri lihet në liri paraqet rrezik real se i njëjti mund të identifikoj dëshmitarët dhe të ushtroj ndikim tek të njëjtit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës transmeton Klankosova.tv.
Gjykata: Ramadan Morina dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Burim të Malishevës
The post Ramadan Morina ka shtetësi të Serbisë, gjykata e paraburgosi nga frika e arratisjes appeared first on Klan Kosova.