Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, pritet të paraqitet sot para gjykatës.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ai tashmë ka mbërritur në ambientet e gjykatës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, raporton Klankosova.tv.
Morina është arrestuar ditën e martë dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.
Kërkohet paraburgim ndaj shqiptarit që dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë
The post Ramadan Morina, i dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës, arrin në gjykatë appeared first on Klan Kosova.