Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama pasi hodhi sot votën uroi qytetarët për fitoren historike të Shqipërisë në ndeshjen futbollistike ndaj Serbisë, ndërsa uroi që edhe sot të fitoj kryeqyteti.
Ai tha se në këtë zgjedhje të fitojnë ata që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtare.
“Urime për fitoren e Shqipërisë dje, një fitore historike, uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë. Të fitojë një bashkëpunimi, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë… Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtar, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë”, tha ai.