Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti për TRAM-in elektrik nuk do të kërkojë ndarje të buxhetit nga komuna.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat.
“Sa i përket TRAM-it elektrik, nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat. Për ata që kanë dashur me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privat”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv


