Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot fotografi nga takimi me komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Rama në një postim në Facebook thotë se mezi pret hapjen edhe të katër kapitujve tjerë të negociatave për anëtarësim në BE.
“Mirëmengjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndryshe, kryeministri shqiptar të shtunën kishte paralajmëruar se Presidenca Daneze e BE-së i ka ftuar që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapin edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. /Telegrafi/